Servisi i BMW së Thaçit, tërhiqet nga tenderi djali i Mustafës

Aug 29, 2015 | 11:29
SHPËRNDAJE

Besnik Mustafa, që drejton kompaninë MAKCAR, e që kishte fituar tenderin prej rreth 3 mijë eurosh për servisin e një BMW-je në kabinetin i cili drejtohet nga babai i tij, ka treguar se është tërhequr nga tenderi.

mustafa djali“Vetura BMW X5 e blinduar, është servisuar për herë të parë më 14 maj 2014 në Kompaninë e autorizuar për shitjen dhe servisim të BMW, MAKCAR. Në këtë kohë baba im nuk ka qenë Kryeministër i Republikës së Kosovës. Këtë vit kompania jonë ka konkurruar për servisim të të njëjtës makinë, meqenëse më parë ka qenë klientel e jona. Kemi dhënë kushtet më të mira dhe jemi e vetmja kompani e autorizuar për territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Besnik Mustafa në profilin e tij në Facebook.

“Kemi bërë shpenzime për porositje të pjesëve rezervë të destinuar për këtë makinë në vlerë prej mbi 2,500 euro, por meqenëse është bërë fushatë e madhe për këtë punë, kompania jonë do ta tërheq ofertë-kontratën dhe do t’i bartim vetë këto shpenzime nga llogaritë e kompanisë”, ka shkruar ai.

Shumë reagime ka ngjallur lajmi se djali i kryeministrit Isa Mustafa ka fituar tender për servisin e BMW-së së qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë një mori aksionesh, që kishin shkruar në murin e objekti qeveritar “Djemve tenderat, Serbisë Zajednicën”.

BMW-ja është në shërbim të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura

MixCollage-16-Apr-2024-09-59-AM-2341