Serum në korridor e barelë, Urgjenca nuk ka më shtretër

Jan 15, 2018 | 22:09
SHPËRNDAJE

Urgjenca e Spitalit të Durrësit nuk ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve, që dynden gjithnjë e më shumë drejt këtij reparti për të marrë asistencë mjekësore.

Dje, ekipi i mjekëve asistoi lindjen e parë me operacion Mjekë nga Tirana në spitalet e Dibrës e Burrelit S’kishte obstetër-gjinekolog, gratë lindën edhe në rrugë DIBËR- Pesë mjekë nga QSUT-ja dhe spitali “Koço Gliozheni” në Tiranë, kanë nisur sistemin e patronazhimit pranë spitalit “Xhavit Mara” në Burrel dhe Spitalit Rajonal në Dibër.

durres urgjenca

Zëvendësdrejtoresha e QSUT-së, duke prezantuar tre mjekët specialistë në spitalin e Peshkopisë, u shpreh se është krijuar një sistem i plotë patronazhimi në të gjithë vendin. Ajo tha se në Dibër është caktuar një kirurg, një anestezist dhe një mjek infeksionist. Sipas Mirela Hasanit, çdo javë, specialistë të këtij rangu do të jenë pranë banorëve të Dibrës. Ndërkohë, pas afro gjashtë muajsh në maternitetin e Burrelit është kryer operacioni i parë nga mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” të Tiranës, të cilët i janë bashkuar sistemit të patronazhimit në spitalin e Burrelit. Mjekja obstetër-gjinekologe, Nazmie Ceni, së bashku me mjekun Ervis Vata, kanë realizuar edhe operacionin e parë pas rikthimit të shërbimit në këtë maternitet. “Sot është dita e dytë e punës sonë këtu në maternitetin e Burrelit. Ekipi paraardhës ka bërë tri lindje spontane.

Ne mundësuam një lindje me operacion. Operacioni vajti mirë, ka lindur djalë. Shpresoj të na shkojë mirë puna edhe në të ardhmen dhe lindjeve që do jenë më pas”, u shpreh Nazmie Ceni, mjeke obstetër- gjinekologe. Muaj më parë, gratë shtatzëna të Matit transportoheshin për të lindur në Lezhë ose Tiranë. Madje, gjatë një udhëtimi, një grua lindi rrugë, në afërsi të Milotit teksa dërgohej në maternitetin e Lezhës. Prej kohësh, ishte dhënë alarmi edhe nga drejtorët e më- parshëm të këtij spitali për mungesën e mjekëve specialistë, kryesisht atyre obstetër-gjinekologë. Mungesa e tyre kishte vënë në vështirësi qindra gra shtatzëna, të cilat detyroheshin t’i niseshin kryeqytetit e Lezhës jo vetëm për lindje, por edhe për kontrollet rutinore, që kryhen për mbarëvajtjen e shtatzënisë së tyre. a.l.

durres, urgjenca

Përgjatë 24 orëve, në këtë repart paraqiten mbi 220-250 pacientë çdo ditë, ndërkohë në dispozicion janë vetëm 18 shtretër, të cilët shërbejnë për rastet e paraqitura. Numri i ulët i shtretërve, krahasuar me rastet e paraqitura, ka bërë që stafi mjekësor që shërben në Urgjencën e spitalit të Durrësit të improvizojë shtretër duke përdorur barelat. Shumë prej pacientëve, që kërkojnë ndihmë mjekësore e marrin atë të shtrirë në barelë, në korridorin e këtij reparti. Dhomat dhe të 18 shtretërit qëndrojnë çdo moment të bllokuar, për shkak të rasteve të shpeshta, që paraqiten në këtë repart.

Stafi mjekësor shprehet se, në Urgjencën e spitalit të Durrësit fluksi i emergjencave i ka kaluar limitet e përballimit. “Deri në 250 pacientë në ditë pret Urgjenca e spitalit në Durrës. Aksidentet dhe virozët e stinës kanë rritur numrin e personave që kërkojnë ndihmën e parë pranë këtij reparti. Popullsia në qytet është rritur. Rrjedhimisht edhe numri i pacientëve. Por ambientet e Urgjencës mbeten të pandryshuar ndër vite. Në këto kushte, zgjerimi i këtij reparti mbetet i domosdoshëm. Pra, kufizuar në numër shtretërish dhe ambientesh, Urgjenca nuk ka vend për të gjithë”, tha për gazetën, shefi i Urgjencës, dr. Ashim Zogu.

Mjafton të qëndrosh disa minuta në këtë repart, konstaton lehtë që një pjesë e mirë e pacientëve e marrin shërbimin në korridor apo serumin mbi barelë, në mungesë të shtretërve dhe ambienteve që janë të pamjaftueshëm për të përballuar fluksin e lartë të qytetarëve që i drejtohen Urgjencës për asistencë mjekësore. Fluksin e lartë të emergjencave, Zogu e shpjegon duke u shprehur se “në mënyrë të pakuptimtë qytetarët ‘injorojnë’ mjekun e lagjes dhe dynden drejt Urgjencës. Është krijuar një situatë vërtet e vështirë, pasi shumë pacientë, që fare mirë shërbimin mjekësor mund ta marrin tek mjeku i lagjes, vijnë këtu në Urgjencë.

Pra, Urgjenca, sikurse ka edhe emrin, është për raste vërtetë urgjente. Këtu vijnë edhe për të marrë një serum apo edhe për të bërë kurën e gjilpërave. Në këto kushte, krijohet një katrahurë në këtë repart, pasi stafi mjekësor do t’i shërbejë çdo pacienti që paraqitet ka apo nuk ka emergjencë”, shprehet shefi i Urgjencës. Zogu u bën thirrje të gjithë qytetarëve që përpara se t’i drejtohen Urgjencës duhet të paraqiten fillimisht tek mjeku i lagjes, me përjashtim të rasteve emergjente. E njëjta situatë paraqitet edhe në urgjencën e Pediatrisë, ku për shkak të virozëve, është rritur ndjeshëm numri i të vegjëlve që paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore. Edhe në këtë repart, ka lindur nevoja e zgjerimit të ambienteve dhe shtimit të numrit të shtretërve. Spitali Rajonal i Durrësit pret edhe rastet emergjente të spitalit të Kavajës, Shijakut e qendrave shëndetësore në të gjithë qarkun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura