Sërish viza për Ballkanin?

Jul 29, 2015 | 22:46
SHPËRNDAJE

Në politikë normalisht vlejnë vetëm faktet, me të cilat mund ta kesh pas vetes elektoratin. Joshja e zgjedhësve në kurriz të njerëzve të varfër, që vijnë në Gjermani si rrjedhojë e luftrave, përndjekjes dhe mjerimit, ndonëse është amorale, ka efikasitet.

viza1Kjo vlen veçanërisht për kristiansocialët bavarezë, të cilët qysh nga koha e ish-kryetarit të partisë Franz-Josef Strauss, që ndërkohë ka tendencë të konsiderohet si mit, nuk tolerojnë asnjë parti të legjitimuar në mënyrë demokratike “djathtas CSU-së”. Për këtë arsye ata herë pas here dalin me deklarata radikale. Nuk duam “një shoqëri të përzier” (deklarim i ishkryetarit të CSU-së Edmund Steuber), thuhej dikur. Ne nuk jemi “zyra sociale për të gjithë botën” (kryetari aktual i CSU-së Horst Seehofer) thuhet një herë tjetër.

Kohët e fundit vendet e Ballkanit të mbetura jashtë BE-së kanë radhën të shërbejnë si tabelë projeksioni për populizimin tashmë rutinë të kistiansocialëve. “Unë madje jam, që të rivendoset regjimi i vizave për njerëzit nga Ballkani”, tha Horst Seehofer fundjavën e kalaur.

Shfuqizimi i udhëtimit pa viza

Si politikan me përvojë ai e di, që kërcënimi së paku pjesërisht duhet të jetë i besueshëm, sepse në rast të kundërt shumë shpejt ai mund të degradojë si fjalë boshe. Besueshmëria e Seehoferit konsiston në një dispozitë të vitit 2013 që shërben si instrument për rivendosjen e regjimit të vizave. Asokohe me insistimin e Gjermanisë kjo klauzolë u vendos në nivelin e BE-së.

Një vend anëtar mund të kërkojë për një kohë të kufizuar rivendosjen e regjimit të vizave, në rast të rritjes së papritur të numrit të azilkërkuesve nga një vend me shanse të pakta për njohjen e azilit. Kjo do të thotë, që ideja e Seehoferit ndonëse është populiste, realizimi i saj është i mundur brenda kuadrit politik.

Ndoshta Berlini zyrtar këtë instrument ende vazhdon ta konsiderojë si ultima ratio – një mjet të fundit dhe nuk do ta përvetësojë menjëherë logjikën e Seehoferit. Kjo mund të ndryshojë shpejt, nëse çështja mund “të zbulohet” si temë e ndonjë fushate të ardhshme elektorale në Gjermani. Atëherë ata që duan të largohen nga Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen “dëmi kolateral” i atmosferës së politikës së brendëshme gjermane.

Por ka edhe arsye të forta, që Berlini nivelin më të ulët të populizmit të CSU-së sërish e mbyll në heshtje duke mos e rihapur më.

Shoqëri të brishta

Dihet që vendet e Ballkanit ende vuajnë pasojat e luftës, në to mbizotëron bllokimi i reformave dhe papunësia e lartë tek të rinjtë, është etabluar një demokraci e çalë dhe opinioni dominohet prej meideve gjysmë të lira. Perspektiva e BE-së pavarësisht veljes së Perëndimit nga pranimi i vendeve të reja dhe vështirësive të transformimit në vet këto vende është e vetmja ide jonacionaliste që ka mbetur në rajon. Dhe e vetmja gjurmë pozitive e BE-së që përjetohet në jetën e përditshme në këto vende është pikërisht liria e udhëtimit pa viza.

E ky filiz i brishtë i afrimit në BE nuk duhet helmuar me reagimet e ekzagjeruara nga Gjermania. Në Ballkan qarkullojnë “putinistët”, islamistët dhe të tjerë gjahtarë shpirtërash. Nëse Gjermania dhe BE-ja nuk paraqesin zgjidhje por një problem, atëherë pjesët e zhgënjyera të popullsisë sërish do t’i kundërvihen BE-së “si fuqia ndëshkuese”. Kjo do të thoshte edhe më pak reforma dhe më shumë deficite demokracie në këto vende. Tek e fundit zbatimi i logjikës së Seehoferit do të nxiste që edhe më shumë njerëz të dëshpëruar nga vendet e brishta të Ballkanit të tentonin drejt zonë së mirëqenies.

Arsyeja e dytë, përse rivendosja e regjimit të vizave nuk do ta zgjidhte, por do ta ashpërsonte problemin është thjeshtë mosfikasiteti i një mase të tillë. E gjithë vala e azilkërkuesve nga Kosova – vendi, qytetarët e të cilit ende duhet të kenë një vizë për të ardhur në Gjermani – tregon se sa pa efikasitet janë të tilla instrumenta.

Veç kësaj më të dobëtit e të dobtëve do të ishin ata që do ta vuanin më shumë këtë masë.

Vlerat europiane

Si duhet të reagojnë vendet e Ballkanit ndaj kërkesës për suspendimin e regjimit pa viza? A duhet që ato t’i pengojnë qytetarët e tyre gjatë udhëtimit jashtë vendit? Ndër azilkërkuesit siç dihet ka shumë romë. Mos vallë policët në rast dyshimi duhet t’i pyesin njerëzit që kanë pamje ndryshe nëpër stacionet e trenave? Apo duhet t’i zbresin ata nga autobusët? A është kjo në përputhje me bashkësinë europiane të vlerave?

Edhe nëse Gjermania vërtetë rivendos regjimin e vizave, ata që do ta vujanë këtë në vendet e Ballkanit do të jenë sërish grupet shoqërore të margjinalizura – njerëzit e dobët në aspektin social, minoritetet, romët, duke bërë që ata të largohen edhe më shumë prej standardeve sociale dhe bazarizisë së shanseve.

Nëse u beson disa politikanëve gjermanë, rritja e numrit të atyre që kërkojnë me ose pa të drejtë mbrojtje nga vendet e “sigurta” të Balkanit është arsye e mjaftueshme, për t’i izoluar këto vende sërish në karantinën europiane të udhëtimit. Çfarë mjeksie e thjeshtë. Të vjen të therrasësh: Medice, cura te ipsum. Mjek, kuro vetveten!

Dragoslav Dedović (DW)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura