Sërish panik në Londër, bllokim rrugësh dhe evakuime masive në dy stacione (FOTO)

Sep 20, 2017 | 12:23
SHPËRNDAJE

Qyteti i Londrës është vënë përsëri në alarm pasi policia e armatosur ka mbyllur gjashtë rrugë pas raporteve për një  ‘pakete të dyshimtë’.

Stacionet Moorgate dhe Liverpool Street janë mbyllur pas raportimeve për kërcënim me bombë. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes me qen, ndërsa kanë rrethuar vendin me kordonë.londer-1

Njerëzit që punonin në zonë thanë se ishin evakuuar nga zyrat e tyre, ndërsa anëtarët e publikut ishin këshilluar që të shmangnin zonën.

Frika vjen pak më shumë se një javë pas bombardimeve nëntokësore të Parsons Green në perëndim të Londrës, që la 22 të plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura