Sërish kaos e panik në gjimnazin ‘Janaq Kilica’, një nxënëse merret me ambulancë, prindërit ulërasin: Nxirrni jashtë fëmijët. Drejtoresha: Vajza është shtatzanë

Mar 5, 2020 | 11:38
SHPËRNDAJE

janaq2

Një nxënëse në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier është ndier sërish keq ditën e sotme dhe është dërguar me ambulancë në spital.

Një ditë pas situatës kaotike të krijuar ku 60 nxënës shfaqën shenja helmimi dhe u dërguan me urgjencë në spital, mëngjesin e sotëm në derën e shkollës u shfaqën dy ambulanca dhe familjarët e nxënësve u shqetësuan pasi menduan se mund të ndodhte ndonjë ngjarje si ajo e ditës së mërkurë.

Por më pas u bë me dije se një vajze i kishte rënë të fikët për shkaqe të tjera.
Situatën e tensionuar e shihni në pamjet më lart.

Burimet bënë me dije se një nxënëse është marrë nga autoambulanca pasi nuk eshte ndjere mire ndersa me pas prinderit e nxenesve kane tentuar te hyjne me force brenda ne shkolle duke kerkuar te dalin te gjithe nxenesit nga mesimi dhe dëgjohen teksa ulërasin.

Kjo ka krijuar kaos e panik.

janaq1

Në videon më poshtë, mund të shihet momenti kur drejtoresha e Zyrës Arsimore në Fier, Yllka Beci është shprehur se vajzës që i kishte rënë të fikët është shtatzënë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura