Seria A, Inter merr kryesimin, Berisha pëson 4 gola

Aug 30, 2015 | 23:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Skuadra e Interit ka fituar 1-2 ndaj Caprit duke u ngjitur në krye të Serisë A, ndërsa Fiorentina është mundur në fushën e Atalantës me rezultatin 0-2.

Një humbje të thellë ka pësuar skuadra e Lacio e Etrit Berishes në fushën kundërshtare ndaj Chievos me rezultatin 0-4, ndërsa Napoli i Elsaid Hysajt ka arritur të marrë një barazim 2-2 me Veronën në fushën e tij.

Juventus humb për herë të dytë, e gjunjëzon Roma (VIDEO)

Juventus e nis keq edhe javën e dytë të Serisë A duke humbur ndaj Romës me rezultatin 2-1. Fillimisht ishte skuadra e kryeqytetit italian e cila kaloi në avantazh në minutën e ’61 të pjesës së dytë. Por Roma nuk e mbylli me kaq, në minutën e ’79 ishte Edin Dzeko që dyfishoi rezultatin.

Rreth 10 minuta më pas Juventus do të gjente golin e nderit me anë të Paulo Dybala, por pa mundur që të barazonte rezultatin.

Foto nga goli i pare i Romes
Foto nga goli i pare i Romes

Ndërkaq, të shtunën Milani ka arritur më në fund fitoren e parë për këtë sezon. Skuadra kuqezi ka mposhtur 2-1 Empolin në “San Siro”.

Karlos Baka duke festuar golin e parë
Karlos Baka duke festuar golin e parë

Kanë qenë dy blerjet e reja që kanë shënuar golat e fitores për Milanin. Golin e parë e shënoi Karlos Baka, më pas barazoi Saponara në minutën e 20-të, katër minuta pas golit të Bakës.

Goli i fitores erdhi nga Luis Adriano, i cili asistoi edhe në golin e parë. Kjo është fitorja e parë për Milanin në dy javë të Serisë A.

RENDITJE DHE REZULTATE

renditja Seria a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura