Serbinë autostrada Nish-Merdar e “çon” deri në Prishtinë

Jun 18, 2018 | 10:42
SHPËRNDAJE

Serbia vlerëson se përmes autostradës Nish-Merdar siguron daljen në det. Kështu është shprehur ministrja e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihalloviq, shkruan gazeta e Beogradit “Politika”.

nish merdare

Duke folur për ndërtimin e autostradës, të cilën zyrtarët e Beogradit vazhdimisht e formulojnë Nish-Merdar-Prishtinë, për të kamufluar kështu para opinionit serb kufirin me Kosovën, që përfundon në Merdar, ministrja serbe Mihajlloviq ka thënë se është e rëndësishme se përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë Serbia fiton daljen në det, por “siguron autostradë edhe për popullsinë tonë që jeton në ato territore”, transmeton Koha.net.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura