Serbia notë proteste ambasadorit shqiptar, refuzon Boçka: Nuk pati incidente

Oct 7, 2015 | 23:18
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas informacioneve të publikuara në media se Ministria e Jashtme Serbe i dërgoi një notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd, Ilir Boçkës, lidhur me incidentin e ndodhur me autobusin e Kombëtares serbe në Tiranë, mësohet se diplomati shqiptar ka refuzuar pretendimet e Beogradit zyrtar.

Bocka

Sipas kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari, ambasadori shqiptar në Serbi nuk e ka pranuar notën e protestës nga pala serbe me argumentin se nuk ka pasur asnjë incident në Tiranë gjatë shoqërimit të ekipit serb.

Deklarata e Kusarit u bë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin televiziv “Opinion”, ndërsa më parë u publikua lajmi se pala serbe i dorëzoi notë proteste ambasadorit Boçka në Beograd.

Më herët, u raportua s autobusi i ekipit serb të futbollit u qëllua me gurë nga tifozët shqiptarë dhe kaq ka mjaftuar që gjendja të tensionohet.

“Serbia pret që autoritetet shqiptare të sigurojnë qetësinë e Kombëtares dhe mbarëvajtjen e ndeshjes. Gjithashtu, ne kërkojmë që të gjenden personat që qëlluan me gurë dhe të dalin para ligjit”, shkruan notë-protesta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura