Serbia në krah të Ukrainës, dënon luftën e Rusisë. Ja lista e plotë e shteteve në OKB që votuan pro rezolutës dhe vetëm 5 kundër

Mar 2, 2022 | 18:59
SHPËRNDAJE

Serbia ka votuar pro rezolutës së OKB-së që i bën thirrje Rusisë ta ndalë menjëherë agresionin mbi Ukrainën dhe të tërheqë të gjithë trupat.

Janë 141 shtete që votuan pro rezolutës dhe kundër agresionit rus, ndërsa 5 shtete kanë votuar kundër rezolutës dhe 34 kanë abstenuar.

votat per rezoluten ne OKB

Kundër rezolutës kane votuar vetem Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.

Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai tha se sulmi i Rusisë ka për qëllim zhdukjen e Ukrainës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura