Serbia ka forcën më të madhe ushtarake në rajon, ja ku renditet Shqipëria. Në krye qëndron SHBA

Aug 8, 2022 | 21:50
SHPËRNDAJE

Forcat ushtarake të Shqipërisë renditen në vendin e 115-të sipas raportit vjetor “Global Firepower” në të cilin tregohen 140 shtete, bazuar në forcën ushtarake të secilit.

ushtria serbe

Në rajonin tonë, Serbia ka forcën më të madhe ushtarake, e renditur në vendin e 61-të, ndërsa është vlerësuar se ky shtet ka tendencë të rrisë fuqinë ushtarake. Menjëherë pas Serbisë është Kroacia, e cila është në vendin e 62-të dhe Bullgaria në vendin e 67-të.

Mali i Zi renditet në vendin e 132-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 135-të dhe Kosova në vendin e 140-të.

Të parat në renditje janë SHBA-të, të ndjekura nga Rusia, Kina dhe India, ndërsa në listën e 10 të parëve janë edhe Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili.

Turqia dhe Irani janë pozicionuar përkatësisht në vendin e 13-të dhe të 14-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura