Serbia i del kundër Rusisë, Vuçiç: Mos ftoni qytetarët tanë për të luftuar në Ukrainë, është kundër rregulloreve tona

Jan 17, 2023 | 17:25
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kritikuar reklamat ruse që tentojnë të rekrutojnë serbët për të luftuar përkrah grupit paramilitar Wagner në Ukrainë.

vucic-putin

Mediat e huaja thanë se uebsajtet ruse dhe grupet e mediave sociale kanë bërë thirrje në serbisht për të rekrutuar vullnetarë për të luftuar në Ukrainë.

Vuçiç tha se kjo praktikë është e paligjshme për serbët dhe nuk lejohet që ata të marrin pjesë në konflikte jashtë vendit, ku disa njerëz që janë dënuar për këtë çështje.

“Pse ju, nga Wagner, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona? tha presidenti Aleksandar Vuçiq dje në një transmetim të televizionit “Happy TV” me bazë në Beograd.

Pamjet e dy burrave të maskuar, në një kurs trajnimi për armë, u transmetuan nga agjencia ruse e lajmeve RIA sot, e cila pretendoi se ata ishin vullnetarë serbë në një zonë të Ukrainës të kontrolluar nga Rusia.

Ndërkohë Vuçiç ka mohuar akuzat se grupi Wagner ka një prani të shtuar në Serbi.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, paralajmëroi serbët që të mos bashkohen me radhët ruse, duke kërcënuar me “pasoja ligjore” në Radion Evropa e Lirë.

Serbia është një kandidate për t’u anëtarësuar në BE, por ajo ruan bashkëpunimin tregtar dhe ushtarak me Rusinë dhe është tërësisht e varur prej saj për importet e gazit.

Vullnetarët nga vendi luftuan me forcat pro-ruse në Ukrainë në 2014 dhe 2015.

Pushtimi rus i Ukrainës është dënuar nga Serbia në forumet ndërkombëtare, por ajo nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura