“Serbia e njohu ‘de facto’ Kosovën”- Media kroate: Vuçiç po sakrifikon Bërnabiç, kërkon ta detyrojë të firmosë marrëveshjen përfundimtare

Sep 6, 2022 | 20:38
SHPËRNDAJE

Gazeta kroate, Slobodna Dalmacija thotë se Serbia ka njohur de facto Kosovën me marrëveshjen për njohjen reciproke të dokumenteve të identifikimit.

ana-brnabic-aleksandar-vucic-srbija

Në një shkrim për zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi, gazeta shkruan se “me të arritur Bërnabiç në kufi e ka kuptuar hendekun mes realitetit dhe asaj që deklaron vetë ajo”.

“Mosmarrëveshja për kalimin e papenguar të serbëve nëpër Kosovë dhe kosovarëve nëpërmjet Serbisë në bazë të dokumenteve zyrtareve të të dy vendeve ende nuk ka ardhur në jetë, kështu që kryeministres Bërnabiç i është dashur t’i mbulojë simbolet shtetërore në veturën zyrtare të saj me një stiker me të arritur në kufi me Kosovën.

Kjo e nënvizoi hendekun midis realitetit dhe Kushtetutës së Serbisë, sipas së cilës Kosova është pjesë integrale e Serbisë, dhe po ashtu deklaratës së vetë Bërnabiçit për gazetarët kosovarë se ajo ndihet si në shtëpinë e saj. Meqë ra fjala, asaj i ishte ndaluar zyrtarisht të hynte në Kosovë, pasi i quajti shqiptarët “njerëz të malit””, shkruan “Slobodna Dalmacija”.

Gazeta kroate ka shtuar se arsyeja pse Vuçiçi e ka dërguar Bërnabiçin në Kosovë, është se synon ta “sakrifikojë” atë, duke e shtyrë të firmosë marrëveshjen përfundimtare me Kosovën.

“Pse Vuçiç vendosi ta dërgonte Bërnabiç në një pelegrinazh në Kosovë pikërisht tani? Nga njëra anë, për shkak të përmirësimit të imazhit të saj para ri-inagurimit si kryeministre, në mënyrë që opozita të mos ia përmendte në parlament mosvizitën e saj në Kosovë. Nga ana tjetër, sepse presidenti i Serbisë, është duke përgatitur qartë Ana Bërnabiç që së shpejti të “gëlltisë bretkosa të mëdha të Kosovës”. “Vuçiçologët” e Beogradit janë të bindur se lideri i tyre i Serbisë do ta sakrifikojë Bërnabiç në procesin e normalizimit të pashmangshëm formal të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës. Nënshkrimin në ato dokumente kyçe të marrëveshjes do ta japë patjetër kryeministrja, në mënyrë që “Aleksandri i pagabueshëm” ta shmangë përgjegjësinë historike dhe stigmën e tradhtarit. Në këtë kontekst, nuk është i papërfillshëm fakti që Vuçiçi i ka garantuar Ana Bërnabiç paraprakisht vetëm gjysmën e mandatit si kryeministre, deri në vitin 2024, kur do ta rishikojë pozicionin e saj”, thuhet ne shkrimin e “Slobodna Dalmacija”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura