Serbi- Shqipëri, vendimi jepet në 29 maj. FSHF: Kemi shpresa

May 5, 2015 | 10:16
SHPËRNDAJE

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do te jape ne 29 maj vendimin per ndeshjen Serbi- Shqiperi. 

Incidentet në ndeshjen Serbi – Shqipër në Beograd

Lajmi konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila shpreson te marre nje vendim ne favor te kuqezinjve ne fund te ketij muaji.  

“CAS pritet te jap vendimin per ndeshjen Serbi-Shqiperi ne daten 29 Maj 2015. Gjithashtu mund te kete vonesa ne varesi te hetimeve qe po realizon kjo gjykate sportive. Ndeshja Serbi-Shqiperi u luajt ne daten 14 Tetor 2014 dhe u ndal per shkak te dhunes qe u ushtrua nga tifozeria e vendasve, kundrejt futbollisteve tane. Ne kemi shprese per nje qendrim dinjitoz dhe korrekt ndaj Kombetares sone. Nje qendrim ne favor te Shqiperise eshte ne favor te futbollit duke i thene STOP urrejtjes dhe rracizmit, ne sportin me te dashur”, thuhet ne njoftimin e FSHF-se.

Kuqezinjte kerkojne fitoren 3-0 ne tavoline ne ndeshjen me Serbine pasi tifozet vendes u futen ne fushe dhe goditen futbollistet shqiptare, cka solli edhe nderprerjen e ndeshjes.

Ne vendimin e Komisionit te Disiplines se UEFA-s, ndeshja iu dha 3-0 Serbine me argumentin se kuqezinjte nuk kishin pranuar te rinisnin ndeshjen, nderkohe qe nga ana tjeter serbeve iu hoqen 3 pike per invadim te fushes nga ana e tifozeve.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura