Serbi-Shqipëri, edhe Hashim Thaçi në ‘Elbasan Arena’. Pritet fjala e Vuçiç

Oct 6, 2015 | 10:03
SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena më 8 tetor për ta parë nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Klan Kosova mëson se ai do ta shikojë këtë ndeshje së bashku me kryeministri shqiptar Edi Rama.

alnabine

Interesim për ta parë duelin historik të kuqezinjve me serbët e ka shfaqur një ditë më parë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili kishte kërkuar në mbledhjen e Kryesisë që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të premte, e jo të enjten ditën kur edhe zhvillohet ndeshja.

Ndërkohë, shefi i qeverisë serbe, Aleksander Vucic, akoma nuk ka vendosur nëse do të vijë në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura