Serbi po “çmend” merkaton, ja sa shumë kërkon Lotito për Milinkoviç-Saviç

Aug 8, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Milnkoviç-Saviç është një nga emrat më të përfolur të merkatos. Lojtari serb ka bërë një sezon të shkëlqyer me Lacion në vitin e kaluar dhe të gjitha skuadrat e mëdha kërkojnë që ta blejnë lojtarin. Por si duket prisedenti i Lacios, Lotito, nuk do në asnjë mënyrë ta humbasë këtë lojtar.

tare milinkovic savic

Ai u shpreh se Saviç është më i mirë se Pogba dhe për pasojë kushton edhe më shumë. Në një prononcim për “Mediaset” ai u shpreh: “Sa është çmimi i Milinkoviç-Saviç? Ju kujtoj që vitin e shkuar refuzova një ofertë prej 110 milion eurosh. Për sa u shit Pogba tek Mançester Junajtid? Për 105 milion euro plus 5 milion të tjera bonos. Pra Milikoviç-Saviç vlen më shumë, pasi ai është shumë më i fortë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura