Serbi, bie mbështetja për integrimin europian

Aug 20, 2012 | 10:20
SHPËRNDAJE

Bie mbështetja për Bashkimin Evropian tek qytetarët serb. Numri i qytetarëve që mbështesin integrimin evropian të vendit ka rënë nën 50%, thotë një studim i publikuar së fundi.

Nëse referendumi për pranim në BE do të mbahej këto ditë, 49% e votuesve do të thonin “po”, 25% do të ishin kundër, ndërsa 19% do të abstenonin. Sipas këtij kërkimi, 8% e të anketuarve ende nuk e dinë se si të votojnë.

Ky kërkim është realizuar nga Byroja për BE e qeverisë së Serbisë, ku janë anketuar 1034 vetë, në fund të muajit qershor, ka njoftuar Zyra për shtyp e qeverisë së Serbisë. Aktualisht, Serbia është kandidate për pranim, por ende nuk është caktuar data për fillimin e negociatave.

Për këtë çështje, Brukseli i ka thënë Beogradit për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën.

Agjencia DPA nga Beogradi më tej raporton se një numër në rritje i serbëve janë të lodhur nga kushtet e Brukselit për progres të Serbisë drejt anëtarësimit dhe kanë anuar nga pozicioni i promovuar nga nacionalistët e krahut të djathtë ekstrem, që këmbëngulin se Serbia duhet të mbetet neutrale në raportet ndërmjet BE-së dhe Rusisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura