Serbët ëndërrojnë dhe shfrenojnë komplet imagjinatën e tyre. Një ditë më parë mediat e Beogradit shkruanin se katër futbollistë armenë janë paguar me nga 500 mijë euro secili për të shitur ndeshjen me Shqipërinë.
Ndërsa sot, e përditshmja “Kurir” citon një ish zyrtar serb të UEFA-s që thotë se institucioni i futbollit europian do të nisë hetimet për ndeshjen mes Armenisë dhe Shqipërisë.
“Sapo ka filluar të flitet në media për këtë historie dhe UEFA do të jetë e përfshirë. Do të merren në konsideratë raportet e delegatit dhe gjyqtarëve nëse kanë parë veprime të çuditshme. Ndoshta gjatë ndeshjes ka qenë i pranishëm edhe një vëzhgues tjetër shtesë, megjithëse raportet e gjyqtarëve dhe delegatit janë të mjaftueshme. Ku ka tym, ka zjarr”, deklaroi Dushan Maravic, ish zyrtar serb në UEFA.
Dhe pas kësaj deklarate serbët kanë nisur të ëndërrojnë.
Një eleminim i mundshëm i Shqipërisë do të çonte Danimarkën në vendin e dytë të grup, sipas Kurir, dhe Serbinë në vendin e tretë e për rrjedhojë në play- off.
Në këtë rast serbët kujtojnë vitin e largët 1992 kur pas përjashtimit të ish Jugosllavisë nga Kampionati Europian, Danimarka i zuri vendin dhe u shpall kampion.
“Danezët duan këto situatë. Ata e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë në vitin 1992, kur na zunë vendin pas përjashtimit tonë, dhe ende nuk na kanë falënderuar”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al