Serbët në ankth, Merkel atje me xhaketë rozë. Mediat: Çfarë mesazhi është ky?

Jul 9, 2015 | 21:41
SHPËRNDAJE

Përveç temave të bisedës që do të kenë mes tyre kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, serbët sipas mediave në Beograd, janë veçanërisht të interesuar për ngjyrën e xhaketës që do të mbajë veshur kancelarja dhe arsyen pse ajo e ka zgjedhur atë.

Merkel gjate pritjes nga Vucic

Kancelaria gjermane Angela Merkel filloi një vizitë dy-ditore në Serbi, pas qëndrimit në Tiranë ku u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ajo në aeroportin e Beogradit u prit nga kryeministri serb Aleksandar Vuçic, i cili kishte thënë se takimin me kancelaren do ta karakterizojnë tema të nxehta.

Por ajo çfarë është duke u interesuar serbëve, është edhe ngjyra e xhaketës që kancelaria mban veshur gjatë qëndrimit në Beograd, dhe mesazhit që ajo do të përcjellë me të.

Media ndërkombëtare më parë kishte shkruar se Merkel, ndërron ngjyrën e xhaketës, varësisht nga vendi ku shkon, dhe me kë do të takohet dhe çfarë do të bisedojë me atë. Ngjyra rozë dhe vjollce janë për takime më pak formale, ku nuk trajtohen çështje serioze.

Ngjyrën bezhë dhe të bardhë, e veshë vetëm atëherë kur dëshiron të përcjellë mesazh të paqes, e kaltra kur duhet të veprojë me seriozitet por jo shumë strikt sikurse me ngjyrë të zezë, derisa ngjyra e gjelbër tregon optimizëm por edhe qetësi dhe ekuilibrim.

Merkel siç edhe u pa në Beograd shkoi me xhaketë rozë të cilën e mban në rastet kur zhvillon takime me pak formale ku nuk diskutohen tema të nxehta.

“Mediat serbe duke u bazuar në këtë, shkruajnë se qytetarët duhet të ndihen të lirë, se Merkel s’mund të flas për kushte dhe kushtëzime të reja”, transmeton lajmi.

Por mbetet të shihet sot gjatë ditës, nëse kancelaria gjermane, vërtetë do të flas me ngjyrën e xhaketës, apo me atë që kishin paralajmëruar më parë mediat, ku thuhej se ajo ndër të tjera, do t’i kërkojë Serbisë, edhe lejimin e pranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura