VIDEO/ Serbët ndihen të provokuar edhe në Vjenë, flamuri i Shqipërisë së Madhe ngrihet në skenë

May 25, 2015 | 9:29
SHPËRNDAJE

Serbët janë ndjerë të provokuar mbrëmë gjatë natës finale të Eurovision.

Flamuri i Shqiperise se Madhe ne Vjene

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug një i ri shqiptar ka ngritur flamurin e Shqipërisë së Madhe së bashku me atë të Kosovës në skenën e ngritur në sheshin kryesor të qytetit, ku e ndiqnin festivalin ata që nuk kishin arritur të gjenin bileta.

“Gjatë kohës kur në skenë po dilte përfaqësuesja e Serbisë, filluan të valviteshin flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, por pas ndërhyrjes së sigurimit ata janë larguar.” – shkruan ‘Tanjug’.

E megjithatë, Shqipëria i dha 2 pikë Serbisë gjatë votimit, ndërsa serbët asnjë pikë Elhaida Danit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura