Serbët mahniten nga Rama: Është i mrekullueshëm

Oct 9, 2015 | 10:27
SHPËRNDAJE

Përpara ndeshjes Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic deklaroi se nëse do të ndodhte incidenti më i vogël ekipi kombëtar nuk do të zbriste në fushë dhe ndeshja nuk do të luhej.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic
Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic

Por pas ndeshjes ai ka ndryshuar mendim për shqiptarët e veçanërisht për kryeministrin Rama.

“Rama është i mrekullueshëm, zotëri. Kërkoi të fotografohej me mua pas pjesës së parë. Na uroi pas ndeshjes, ka thënë se kështu është futbolli, në mënyrë stoike i pranoi të gjitha”, deklaroi Karadzic para gazetarëve në Elbasan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura