Për shkak të qëndrimit të tij ndaj serbëve gjatë bombardimeve dhe vizitave të shpeshta në komunitetet serbe në Kosovë, Peter Handke, autori i cili mori çmimin Nobel në letërsi dhe i cili njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviqit, perceptohet si mik nga serbët e Kosovës dhe për nder të tij u mbajt sot një akademi solemne në shtëpinë e kulturës së Graçanicës.
Në mesin e shumë të ftuarve ishte edhe ish-ministri skandaloz i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, që u dënua me 2 vjet burgim pasi e quajti masakrën e Reçakut një trillim.
Todosijeviq gjithashtu i ka quajtur shqiptarët si terroristë, dhe po i njejti është regjistruar sot si deputetë nga ana e Listës Srpska.
“Handke ishte përcaktuar nga vlerat, ai u bë dëshmitar në një mënyrë që të gjithë neve na ktheu në dëshmitarë, dhe ata që e sulmojnë dhe dëshmojnë janë pjesë e historisë. Ai që më kundërshton mua është engjëlli im mbrojtës. Këta janë njerëzit e vërtetë që na njohin”, tha Zhivojin Rakoçeviq, drejtor i shtëpisë së kulturën në Graçanicë, duke shtuar:
“Hanke do të na pyeste për fytyra, sepse një gjeni është në gjendje t’ju lexojë ju njësoj si një prift, të kalojë nëpër eshtra, të vërtetat dhe mashtrimet tona, dhe ai e bëri këtë në një kohë kur po pyesnim nëse dikush na donte? Ai ishte ai”, përfundoi Rakoçeviq, përcjell Metro.
Peter Handke, i lindur me 1942, në Griffen të Austisë, cilësohet si një nga shkrimtarët më domethënës të gjuhës gjermane dhe letërsisë bashkëkohore botërore. Shkrimtar i qindra librave, romaneve, tregimeve, dramave, poezive, eseve, revistave dhe skenarëve të filmit; autor i filmave të shumtë, bashkautor dhe kontribuues në shumë filma Wim Wenders; ilustrues arti i teksteve të tij. Ai gjithashtu është fituesi i një numri çmimesh si: Bihner, Kafka, Schiller, Ibzen, Nestro, Thomas Man Award, dhe së fundmi çmimin Nobel për letërsi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al