Serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve/ Reagon ministri i Brendshëm i Kosovës: Akt kriminal me elemente terroriste! Ja thirrja e tij për qytetarët

Sep 25, 2021 | 11:00
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok si dhe hodhën granata dore në Zveçan.

ministri

Përmes një statusi në Facebook, Sveçla e konsideron aktin e ndodhur pak pas mesnate si kriminal dhe me elemente terroriste.

Ai ftoi qytetarët në Veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve.

Mesazhi i plotë

Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes. Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri.

Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj angazhohet për rend, siguri dhe sundim të ligjit dhe është garant i vendimeve sovrane të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkundër veprimeve të tilla do të vazhdoj me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ftojmë qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve.

krim1 krim 2 krim 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura