“Serat i kanë mbjellë me hashash, fermerët nuk kanë marrë asnjë lekë”- Ironizon deputeti i PD: Flitet për satelitë ndërkohë që nuk ndizen traktorët!

Nov 25, 2021 | 10:55
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD Samir Korreshi iu bashkua sot protestës së fermerëve të Lushnjës para Kuvendit, nga ku u shpreh se serat janë mbjellë me hashash dhe fermerët nuk kanë marrë asnjë lekë nga qeveria.

Korreshi ironizoi se ndërkohë që flitet për satelitë, traktorët e fermerëve nuk po ndizen, dhe ata nuk po marrin as kostot e fidanëve të mbjella.

“Fermeri do lekët në dorë. Deri dje thoshin që keni bërë magazina, por magazina nuk ka. Ata kërkojnë të kontrollohet bursa, se sa shitet realisht fruta-perimet. Nëse fermeri do të subvencionohej me kg, kjo do të rregullonte informalitetin. Nuk mund ta vjelësh nën kosto dhe të shitet shumë pak. Duhet të ketë një balancë. Unë e di problemin që në gjenezë. Sot, ata po lënë serat për të shkuar në Gjermani e për të larë borxhet për marrjen e këtyre serave. Në çdo komision, unë dhe kolegu Dash Sula, kemi folur. Unë kam folur më shumë se Lushnja ka qenë më e prekur. Unë kam kaq kohë që flas, e nëse nuk bëj disa foto me kastravec e presh, nuk tërheq vëmendje. Të gjithë ju, ne, kanë të gjithë për prezencë, jehonë. Vetë ministrja thotë 3.2 mln kam unë, s’iki dot te Rama s’e kam frikë. A është kaq problematike kjo punë?”, tha Korreshi.

Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë me taksat e tyre. Të biem në një konsensus. Të bëhet një plan që këta të dinë ku janë, që të dijnë të mbjellin këtë vit apo jo. Ne po shkojmë te satelitët, ndërkohë që kemi traktorët që nuk po ndizen. Këta nuk marrin as kostot e fidanëve që janë mbjellë. I luten zotit të dalin jek e jek. Shalqini ju kalb. Kjo qeveri nuk coi një grup atje. Këtu asnjë lekë se këtu i kanë marrë vetëm oligarkët, kanë bërë sera atje dhe i kanë lënë bosh, po i mbjelin me hashash e këta zotërinjtë këtu s’kanë marrë asnjë lekë. Më thuaj kujt nga këta fermerë kjo qeveri i ka dhënë lekë për plasmasin?!“, u shpreh deputeti i PD.

Më herët një fermerë paralajmëroi bllokim të rrugëve nëse kryeministri Rama nuk i plotëson kërkesat e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura