Senati italian solidarizohet me viktimat e tërmetit në Shqipëri: Ndajmë dhimbjen me familjet e prekura

Nov 26, 2019 | 18:02
SHPËRNDAJE

Pasojat e termetit ne Durres-Zona plazhit (4)ITALI- Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, i ka shprehur sot dhimbjen dhe solidaritetin Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për humbjen e jetëve njerëzore nga tërmeti shkatërrimtar që preku sot vendin tonë.

“Senati italian dhe unë ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, të lënduarit, me të gjithë njerëzit që vuajnë si edhe me ekipet e shpëtimit të jetëve njerëzore.

Në këto çaste të trishtuara rikonfirmojmë bashkëpunimin, solidaritetin dhe ndjenjat vëllazërore të popullit italian për popullin shqiptar”-shkruan Presidentja e Senatit Italian Maria Elisabetta Alberti Casellati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura