Senati amerikan miraton pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Oct 22, 2019 | 20:23
SHPËRNDAJE

Senati amerikan miratoi të martën me 91 vota pro dhe dy kundër, protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Protokolli ishte dërguar në senat nga presidenti Donald Trump më 30 prill, pak kohë pasi që dokumenti u nënshkrua nga të gjitha vendet anëtare në NATO-s në Bruksel.

Procesi po vazhdon në kryeqytetet e vendeve anëtare që duhet të ratifikojnë protokollin sipas procedurave të tyre. Deri tani 25 nga 29 vendet anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar atë.790C6260-3550-4B34-843E-0E69E6833B78_w1023_r1_s

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, mundësi që u hap pas marrëveshjes së saj me Greqinë për emrin, pas një ngecjeje 27 vjeçare.

Anëtarësimi i saj është një goditje për Rusinë e cila kundërshton zgjerimin e NATO-s dhe rrjedhimisht edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

Javën që lamë pas, Maqedonia e Veriut humbi mundësinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pas kësaj, Shkupi vendosi të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura