Sëmuret gjyqtarja e SPAK, shtyhet për të dytën herë seanca ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

| 11:39
SHPËRNDAJE

LLALLA FLET PER GAZETARET - Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, duke folur per gazetaret pas nje seminari per luften ndaj narkotikeve, ku tha se askush nuk mund te nderhyje ne punen e prokurorit. /r/n/r/nLLALLA SPEAKS FOR THE REPORTERS - General Prosecutor Adriatik Llalla, speaks for the reporters, where he said that politics should no interfere in the prosecutor's work.

Ish-Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, duke folur per gazetaret

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot shtyrjen e seancës për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili akuzohet nga SPAK për veprën penale të mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë.

Hera e parë seanca u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës të Lallës për t’u njohur me dosjen, Ndërkohë që sot nuk ka qenë e pranishme gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka.

“Seanca paraprake për z.Adriatik Llalla nuk u zhvillua. Gjyqtarja Irena Gjoka nuk ishte e pranishme për arsye shëndetësore,” tha koordinatorja për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dinora Aleksi e cila shtoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 9 korrik, ora 12:00.

Sipas SPAK-ut, ish-kryeprokurori Llalla ka kryer tre herë veprën penale të mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë. Akuza e ngritur sipas nenit 257/a, parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Në një njoftim për shtyp të atëhershëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Megjithatë, akuzat u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.