Sëmundjet e zemrës/ Mjekja kardiologe zbulon në Panorama TV pse meshkujt janë më të rrezikuar dhe çfarë i mbron femrat. Për rastet me atake paniku…

Feb 1, 2023 | 8:35
SHPËRNDAJE

Shqipëria është vend me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes me faktorët që e favorizojnë.

Ky ishte apeli i mjekes kardiologe Eva Duraku e cila dha shpjegime rreth faktorëve dhe sëmundjeve të zemrës, në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në PANORAMA TV.

eva duraku

Sipas mjekes, në mbarë botën, sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë si në mortalitet ashtu dhe në sëmundshmëri.

“Gjenetika, dieta shumë e rëndësishme, mungesa e aktivitetit fizik. Yndyrnat e tepërta duhen shmangur e kripa është armiku kryesor. Sheqeri duhet shmangur gjithashtu. Duhet të jemi pro një diete të vërtetë mesdhetare”, u shpreh kardiologia.

Lidhur me grupet e rriskut, mjekja tha se janë meshkujt që preken më shumë në mënyrë globale dhe ne Shqipëri.

Kjo për shkak edhe të stilit të jetës sedentare.

Por femrat deri në moshën rreth 50 vjeç janë të mbrojtura sepse “kanë ciklin menstrual që i mbron deri kur kalon në menopauzë, pas kësaj moshe kalojnë me të njëjtin faktor rreziku si meshkujt. Por pas oshës 50 vjec dhe femrat afrohen shumë tek grupi i rrezikut si meshkujt”.

“Disa grupe janë më të predispozuara, por ne bazohemi te faktorët e rrezikut, që janë numri një hipertersioni arterial, diabeti e yndyrnat e larta”.

Mjekja foli dhe për rastet në shtim të të rinjve sidomos që përjetojnë atake paniku apo ankth.

Duraku tha në Panorama TV se ankthi apo ataket e panikut imitojnë sëmundjet kardiovaskulare.

“Pacientet duhet të vijnë te kardiologu se duhen përjashtuar shkaqet kardiovaskulare”, tha ajo.

Në apelin për qytetarët, mjekja tha se ata duhet të drejtohen te mjeku për kontrolle periodike, apo dhe kur kanë një shqetësim të vogël.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura