Sëmundja e rrallë gjenetike e pashërueshme/ Lahet çdo dy orë dhe lëkura i ndërrohet çdo 1 muaj, njihuni me 10-vjeçarin “gjarpër”

Jan 14, 2020 | 15:01
SHPËRNDAJE

Një 10-vjeçar në Indi është quajtur “njeri gjarpër” për shkak të gjendjes shumë të rrallë të lëkurës së tij. Gjendja e rrallë bën që Jagannath të heqë lëkurën e tij çdo muaj.

Ai vuan nga sëmundja e rrallë gjenetike e ikthozës lamelare, e cila bën që lëkura të rritet shpejt, thahet dhe të hiqet shumë shpejt.

10-vjeçari nga Ganjam është i detyruar të lahet çdo dy orë dhe të lyhet me hidratues çdo tre orë në përpjekje për të lehtësuar simptomat e tij.

Lëkura e tij tendoset aq shumë saqë ndonjëherë nuk arrin dot të ecë normalisht dhe i duhet ndihma e një shkopi për të shtrirë gjymtyrët.

Fatkeqësisht, nuk ka kurë për gjendjen e Jagannath dhe babai i tij, Prabhakar Pradhan, i cili punon si fermer, nuk mund të përballojë koston e trajtimit të të birit.

“Djali im vuan nga sëmundja që kur ishte fëmijë dhe nuk ka kurë për të,”- tha Pradhan. “Unë nuk kam para të mjaftueshme për ti bërë trajtim dhe zemra ime dhemb ndërsa e shoh tek  vuan nga kjo sëmundje e mallkuar çdo ditë.”

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura