Selena Gomez bën transplant, personi më i dashur për të i dhuron veshkën

Sep 14, 2017 | 14:42
SHPËRNDAJE

Ish-princesha e Disney ka çuditur të gjithë fansat e saj me një postim në Instagram, ku shfaqej e shtrirë në në dhomë spitali e kapur dorë për dore me miken e saj. Ajo njoftoi se ka bërë transplant veshkën dhe donatorja ishte pikërisht shoqja më e mirë, Francia Raisa.

25- vjeçarja vuante prej më shumë se dy vitesh nga lupsus, një sëmundje kronike auto-imune i cili ndikon  në shumë sisteme të ndryshme të trupit, në rastin e Selenës në veshkë. Selena përveç se falenderimit për Francian, ka shpjeguar me detaje atë çfarë i kishte ndodhur.


“Unë jam shumë e vetëdijshme që shumë nga fansat e mi e kishin vënë re se po bëja shumë pak koncerte, dhe se këtë verë kam qenë shumë pak aktive. Por unë kisha nevojë për një transplantim të veshkave për shkak të Lupus tim, e që fatmirësisht po shërohem. Shpresoj sinqerisht që të rikthehem tek ju, për të zëvëndësuar mungesën e bërë kohët e fundit. Deri atëherë dua të falenderoj publikisht familjen time dhe ekipin e pabesueshëm të mjekëve për gjithçka që kanë bërë për mua para dhe pas operacionit. Nuk gjej fjalë për të falenderuar miken time më të mirë Francis Raisa. Më dhuroi veshkën e saj. Jam shumë e bekuar. Të dua aq shumë sis. Shëndeti im po përmirësohet”, shkruan Selena, shkruan Class.

Selena ka folur për herë të parë për këtë sëmundje gjatë një interviste në tetor të 2015. Ajo është dashur të anulojë disa nga koncertet e saj për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Shpresojmë që ajo të ndihet më mirë pas këtij operacioni dhe t’i rikthehet skenës si kurrë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura