Seleksionimet sjellin “frytet” e para, dy kosovarë kalojnë provën te Tirana

Jul 11, 2018 | 10:50
SHPËRNDAJE

Seleksionimet sjellin “frytet” e para. Nga 18 lojtarë që u testuan, duket se vetëm dy kanë kaluar klasën. Bëhet fjalë për dy kosovarë, konkretisht mesfushorin e majtë Adonis Ruhanin dhe mbrojtësin e djathtë Mal Rezniqin.

ruhani
ruhani1
Adonis Ruhani

I pari është formuar në Gjermani, konkretisht me Hanoverin. Ai është 24 vjeç dhe rishtas ka luajtur për Besën e Pejës dhe Dritën e Gjilanit. I dyti ka luajtur për Hajvalinë dhe tashmë ka shansin që të vihet nën urdhrat e Ze Marias.
Megjithatë, që ky transferim të mbyllet me sukses, lojtarët duhet të kalojnë edhe disa ditë të tjera provë me ekipin e parë. Nëse do të dëshmojnë vlera, atëherë klubi do të jetë gati që të flasë edhe për kontratë.


  Mal Rezniqi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura