Seldi kërkon të përsërisë suksesin e dikurshëm me Sinanin, ja kë zgjedh

Nov 27, 2015 | 12:18
SHPËRNDAJE

12065999_1048136688550331_8253821040583010497_n

Ndarja apo ftohja artistike me Sinan Hoxhën, duket se i ka sjellë shumë telashe në karrierë Seldit. Ky i fundit nuk po përjeton suksesin që kishte bashkë me Sinanin vite më parë. Distancimi i Sinanit duket se ka ardhur vetëm pak kohë para se ai të fejohet dhe të krijojë një raport të ngushtë me Andrrën, bashkëshorten e tij të tanishme, ndërkohë që vetë Seldi ishte fejuar me një vajzë shqiptare të Kosovës, me banim në Suedi. Edhe përkundër tentativave të Seldit që të vazhdojë me projekte solo, duket se ato nuk i ecin si duhet, madje ai nuk ka edhe koncerte siç kishte më parë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Sinani po thyen rekorde si në mbrëmje muzikore, ashtu edhe nëpër ahengje familjare, pasi jo vetëm ka sukses si individ, por është i lidhur fort edhe me këngëtarët më të pëlqyer të momentit, në Kosovë dhe në diasporë. Ata ftohen vazhdimisht nëpër dasma, së bashku me Medën, Shyhrete Behlulin e shumë të tjerë. Seldi bëri një duet me Besjan Gashin, por nuk doli edhe aq i pëlqyer, për faktin se ai nuk është dhe shumë i njohur. Kështu, pas disa tentativave, Seldi e ka parë të udhës që të bashkohet me dikë tjetër dhe të realizojë ndonjë këngë që do t’i rikthejë suksesin e duhur. Në disa foto të cilat kemi siguruar, Seldi shihet se ka nisur miqësinë me Bleron dhe Shpat Kasapin. Mbase për të shpëtuar karrierën e tij dhe për të përsëritur suksesin që kishte dikur me Sinanin. Të shohim a do t’ia dalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura