Selami thumbon Bashën: Ja çfarë do të bëj unë si kryetar partie nëse….

Jul 9, 2017 | 21:25
SHPËRNDAJE

Kandidati për kreun e PD-së Eduard Selami, sërish ka sulmuar rivalin e tij Lulzim Basha duke u shprehur se marrëveshja e tij me Ramën u bë në fshehtësi të plotë.

Eduard_Selami

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Selami më tej shkruan se kur të jetë në krye të PD-së, çdo marrëveshje apo aksion politik do ta konsultojë më parë më strukturat e partisë.

Statusi i plotë

Marreveshja me Edi Ramen u be ne fshehtesi te plote. Kush nga demokratet e di se cfare ishte dhe cfare permban ajo marreveshje dhe kush nga demokratet u pyet per ate marreveshje? Nuk jam kunder marreveshjeve por kur te jem une kryetar, cdo marreveshje apo aksion politik do te konsultohet me strukturat e partise. Vetem demokratet e thjeshte e dine se cfare eshte me e mira per ta dhe une do jem i mandatuari qe te ndjek te gjitha rruget per ta arritur ate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura