Selami në 25-vjetorin e themelimit të PD-së: Pse jam kritik me Bashën

Dec 11, 2015 | 18:35
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami gjatë një interviste të fundit u shpreh kritika për drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha. Ai tha se lidershipi i ri i PD-së nuk ia doli dot të ngjallte shpresë.

Selami-Basha

Kjo u duk se ishte një deklaratë krize në marrëdhënien e tij me liderin e opozitës. Por, gjatë Ceremonisë me rastin e 25-vjetorit të themelimit të PD-së, Selami shpjegoi arsyet e këtyre kritikave.

“Me të drejtë shqiptarët për shkak të keqqeverisjes po humbasin shpresën. Ku përveç PD-së duhet ta kërkojnë? Nëse ndonjëherë ngre zërin kritik, e ngre mbi këto shpresa që shqiptarët kanë tek PD”, tha Selami.

Ish-kreu i PD-së ndër të tjera në fjalën e tij u shpreh se, “pa PD lëvizje progresive e dhjetorit të vitit 1990 nuk do të kishte arritur ato rezultate që arriti”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura