Sela sulmon Zaevin: Nuk po i lufton kriminelët shqiptarë, por…

Dec 16, 2017 | 16:47
SHPËRNDAJE

Ai ka dërguar kritika edhe ndaj liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev për siç thotë ai, sepse po lufton vetëm kriminelët në pjesën sllave.

“Zaevi gojën plot e ka për reforma në drejtësi, asgjë nuk po bën. Po lufton vetëm kriminelët në pjesën sllave, e jo në pjesën shqiptare. Edhe ne kemi fëmijë, ata kriminelët shqiptarë po sulmojnë fëmijët tanë në lagjet tona. Kështu nuk reformohet Maqedonia”, tha Sela, shkruan lajmepress.

sela-4

Sela gjithashtu ka folur edhe për atë se ku mbetur Platforma Shqiptare.

“Tryeza erdhi si ide dhe vendi i vetëm ku do të përfaqësohen të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh rivalitetin tonë si parti politike. Kjo tryezë e partive politike do të ketë mundësi të sjellë edhe deklarata tjera, vendime tjera, vendime tjera që do të jenë të njëzëshme për qytetarët shqiptarë për të bërë presion ndaj bllokut shqiptar. Nuk mund të them se jam i kënaqur nga mënyra e funksionimit të kësaj tryeze, sepse ajo fillimisht u refuzua nga Lëvizja BESA dhe e dyta, u humb serioziteti sepse u ftuan liderë të cilët nuk kanë qenë përfaqësues të shqiptarëve”, tha Sela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura