Sela flet për bashkësi të komunave shqiptare: Guximi nuk na mungon, e kemi treguar

Oct 9, 2017 | 14:19
SHPËRNDAJE

Aleanca për Shqiptarët mbrëmë mbajti tubimin e radhës në Shkup ku u prezantuan Kandidatët për Kryetarë të Komunave të Shkupit dhe rrethinës.

sela

Ziadin Sela para Shkupjanëve paralajmëroi formimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare (BKSH).

Ai deklaroi: sot nga Shkupi paralajmërojmë që pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve lokale do të formohet Bashkësia e Komunave Shqiptare, konsiderojmë se ka ardhur koha për të bërë një hapë të këtillë, gjë për të cilën nevojitet guxim dhe ne e kemi dëshmuar se nuk na mungon guximi për ti lëvizur gjërat përpara sidomos për çështjet me interes kombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura