“Sekuestruam 11.2 kg kanabis dhe 40 doza”, Policia bën bilancin e 24 orëve: Janë arrestuar….

Aug 27, 2018 | 13:46
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, 5 persona për prodhim dhe shitje të narkotikeve.

Në një njoftim për shtyp shkruhet se: Në Tiranë, shërbimet e “Forcave Shigjeta” gjatë kontrolleve të zhvilluara në kryeqytet arrestuan 2 persona si dhe sekuestruan 40 doza kanabisi.

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka zhvilluar tre operacione antidrogë ku ka sekuestruar një sasi prej 11.2 kg kanabisi si dhe 40 doza. Gjatë këtyre operacioneve agjentët e policisë arrestuan 5 persona.

Në Tiranë, shërbimet e “Forcave Shigjeta” gjatë kontrolleve të zhvilluara në kryeqytet arrestuan 2 persona si dhe sekuestruan 40 doza kanabisi.

Në rrugën “Pandi Dardha”, “Shigjetat” në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, prangosën M.B., 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në trup iu gjetën 32 doza kanabisi.

9e159cc4-7510-4940-8bf4-ecf5b3ebb43e

Ndërkohë pas kontrollit të një automjeti të tipit ‘Skoda’ në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e “Forcës Shigjeta” zbuluan 8 doza kanabisi si dhe arrestuan drejtuesin e automjetit Erin Koçiaj 21 vjeç. Policia nisi procedim në gjendje të lirë edhe për E.B., 22 vjeç me akuzën e “Moskallëzimit të krimit” i cili ishte pasagjer në automjetin tip ‘Skoda’.

Në fshatin Cakran në Fier, pas një informacioni të marrë në rrugë operative efektivët e rendit arrestuan 27-vjeçarin Durim Korçari. Pas kontrollit në banesën e tij, policia zbuloi një sasi prej 5 kilogramë kanabisi.

Droga ishte e ndarë në 5 pako të mbështjella me letër alumini në formë drejtkëndore. Sipas hetimeve të policisë lënda narkotike dyshohet se po përgatitej të trafikohej në shtetin fqinjë, Greqi.

Ndërkohë policia e Kukësit goditi një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar “WEEKEND”, pas kontrollit të një automjeti tip Volkswagen në vendin e quajtur “Kepi i Rinisë”, në fshatin Ujmisht, agjentët zbuluan një sasi prej 6.2 kilogramë kanabisi.

1a011c7b-cc46-4a34-9c42-fca9f429fead

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Izmir Haxhia, 38 vjeç dhe Eduart Matmujën, 35 vjeç. Nga hetimet rezultonte se 35-vjeçari Matmuja ishte porositësi i lëndës narkotike e cila do të trafikohej në Kosovë, ndërsa Haxhia kishte rolin e transportuesit.

Gjatë operacionit policia sekuestroi automjetin me të cilin transportohej lënda narkotike, 2 telefona celularë si dhe 150 euro. Agjentët e antidrogës po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura