Sekuestrohet video e plotë, akuza: Burg pronares monstër të kopshtit

Jun 22, 2016 | 14:45
SHPËRNDAJE

Organi i akuzës ka sekuestruar sot materialin e plotë të video skandalit, ku pronarja e kopshtit “Diren” u filmua teksa dhunonte barbarisht një djalë 3-vjecar.

Babi i djalit te dhunuar, sot ne Prokurori
Babi i djalit te dhunuar, sot ne Prokurori

Burime nga prokuroria bëjnë me dije për “Panorama Online” se sot u thirr në prokurori edhe babai i djalit të dhunuar, i cili takoi grupin e hetimit të çështjes.

Aktualisht është duke u përgatitur kërkesa për masën e arrestit ndaj ish-gazetares Anjeza Shabani (Husha), administratore e kopshtit. Burimet bëjnë me dije se ndaj saj do të kërkohen masa e sigurisë ‘arrest me burg”.

Bashkë me administratohen po hetohen edhe punonjës të tjerë të kopshtit për moskallëzim të krimit pasi kanë qenë prezent kur është dhunuar i mituri. Deri tani janë dy edukatore por do shihen dokumentet dhe priten detaje të tjera në vijim.

Dje, babai tregoi për makthet që kalonte fëmija i tij gjatë natës, ndërkohë që nëna e tij u drejtua me një sqarim, duke treguar të vërtetën e saj, e duke thënë se fëmija I saj nuk është autik.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura