Sekuestrohet sasi e madhe droge në Itali, mediat vendase: Vinte nga brigjet shqiptare

Jun 10, 2018 | 17:30
SHPËRNDAJE

Policia Italiane ka finalizuar një operacion kundër trafikut të drogës, ku në përfundim të tij është sekuestruar një sasi e madhe kanabisi.

Sipas mediave në vend mësohet se droga që vinte nga Shqipëria është sekuestruar mbrëmë në brigjet e Salento në Brindizi.

droga itali

Njësite e Brindizit të Guardia di Finanzia në bashkëpunim me Departamentin i Operacioneve Detare në Bari kanë kapur një varkë që transportonte sasi të madhe marihuanë që vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë.

Marihuana e sekuestruar mendohet se vinte nga Vlora dhe peshonte 2.5 ton.

Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura