Sekuestrohet një sasi kokaine në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në kamionin me destinacion…

Oct 25, 2021 | 23:40
SHPËRNDAJE
kokaine
Foto ilustruese

 

Një sasi lënde narkotike e llojit kokainë është sekuestruar mbrëmjen e sotme (25 tetor) në portin e Durrësit.

‘Panorama.al’ mëson se  droga ishte e fshehur në një kamion qe transportonte krom dhe që do të shkonte në Itali me tragetin e linjës.

Ndërkohë policia ka ndaluar edhe shoferin e kamionit, i cili paraprakisht ka deklaruar se nuk ka dijeni për drogën.

Nga ana e policisë po zhvillohen kontrolle të imtësishme në kamion, ndërsa ende nuk dihet sasia e lendes narkotike që u sekuestrua.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të tjerë persona të implikuar në trafik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura