Sekuestrohet kompania e vëllezërve Frroku. Ka 8.6 milionë lekë detyrime ndaj Tatimeve

Jul 17, 2015 | 16:29
SHPËRNDAJE

Sekuestrohet kompania AM-L Group, e cila operon në fushën e hoteleri turizmit, ndërtimit dhe shërbimeve të ndryshme dhe është në pronësi të vëllezërve Mark Frroku dhe Arben Frroku.

 

Gazeta Panorama kontaktoi me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve e cila konfirmoi vendosjen e sekuestros mbi këtë kompani. Gjithashtu zonja Briseida Shehaj konfirmoi se janë bllokuar edhe asetet që të mos lejohet asnjë transaksion apo tjetërsim prone.

Shkak për këtë është bërë detyrimi tatimor 8.6 mln lekë që kjo kompani i detyrohet shtetit. Dhjetë ditë më parë, mësohet se kompania është njoftuar për proçedurë, që të kryentë pagesën, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në rast se do të bëhet pagesa në afatin e përcaktuar, asetet do të kthehen, në të kundërt, do të dalin në ankand.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura