Sekuestrohet 1 ton kanabis sativa, policia arreston ish-sulmuesin spanjoll

Nov 19, 2019 | 17:29
SHPËRNDAJE

Pas një operacioni në Andaluzi, policia spanjolle ka arrestuar disa persona për trafikim droge.151029

Një nga personat e arrestuar është edhe ish-sulmuesi spanjoll, Serxhio Koke, i cili më parë ka luajtur për Marsejën në Francë, dhe Vajekanon në La Liga. Policia ka sekuestruar 1 ton kanabis sativa, si dhe shumë armë dhe para.

Operacioni quhej “Maskoke”, dhe policia po monitoronte këtë, deri në momentin që ata vendosën ta godisnin këtë grup, ku bënte pjesë edhe ish-sulmuesi spanjoll.2019-11-19-sergio-contreras-koke

Koke është vënë menjëherë në prangat e policisë së bashku me vëllain e tij, i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij grupi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura