Sekuestrohen 40 kg kanabis, transportuesi braktis drogën dhe makinën. Policia: E kemi identifikuar

Mar 6, 2015 | 6:55
SHPËRNDAJE

Shpallet ne kerkim drejtuesi i nje automjeti qe po transportonte 40 kg lende narkotike te llojit kanabis sativa. Policia e Gjirokastres qe ben me dije lajmin, sqaron se po gjurmonte nje shtetas në brendësi të lagjeve të qytetit Gjirokastër, i cili me një automjet tip “Volswagen Pasat”, po tentonte të transportonte lëndë narkotike në drejtim të Fierit.

Makina qe transportonte drogen

“Rreth orës 22.00, Drejtuesi i mjetit ka parë se po e ndiqte policia dhe për t’ju shmangur ndjekjes së Specialistëve të Antidrogës ka lëvizur me shpejtësi në në një rrugë dytësore në lagjen “11 Janari” të qytetit Gjirokastër dhe si pasojë e shpejtësisë makina ka dalë nga rruga në një kanal,mbi shkollën Pedagogjike. Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira dhe moti i keq është larguar”- njofton policia. 

Nderkohe grupi hetimor ka konstatuar se në bagazhin e automjetit “Volswagen Pasat”, me targa taksi AB 087 T, që i përkasin një automjeti tjetër, ndodheshin 2 (dy) çanta të mbushura me 41 pako, gjithsej 40 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis sattiva.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se mjeti është në pronësi të shtetasit A.K, 49 vjeç, lindur dhe banues në Himarë të rrethit Vlorë , i cili u shpall në kërkim”- thote policia. Sipas saj, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 39.95 kg lëndë e dyshuar narkotike dhe automjeti.[portfolio_slideshow]
 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura