VIDEO/ Sekuestrohen 352 kg drogë në Itali, dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria

Oct 11, 2018 | 10:17
SHPËRNDAJE

Një tjetër gomone me drogë është kapur në brigjet e Italisë, dhe dyshohet se droga ishte nisur nga Shqipëria.

Policia italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar gomonen e dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.

bari

Pas kontrollit në një fund të dyfishtë të mjetit lundrues janë gjetur 352 kg marijuanë e konfeksionuar në 222 pako.

Sipas Financës Italiane droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro.

droga itali2

Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjeçar italian banues në qytetin e Lecces.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura