Sekuestrohen 300 mijë euro në Vlorë, Policia: Ja kujt i përkasin  

Jul 16, 2018 | 13:45
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka sekuestruar një pasuri  rreth 300 mijë euro të një shtetasi italian, pasi dyshohet se  ishte e krijuar nga veprimtari kriminale.

Policia me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se  pasuria e sekuestruar ka qenë në llogari bankare e shtetasit V.L.

euro-numeroj-1024x634

Njoftimi i plotë:

Vazhdon evidentimi i aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 293.000 Euro, të dyshuara nga veprimtari kriminale.

Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore, në kuadër të procedimit penal nr.1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L.

Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 Euro.

Shtetasi V.L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura