FOTO/ Sekuestrohen 20 kilogram heroinë ne doganën e Morinës. Arrestohet drejtuesi i kamionit

Jun 29, 2015 | 15:54
SHPËRNDAJE

Sot rreth orës 12 nga policia kufitare e Morinës është sekuestruar një sasi prej 20 kilogram heroinë në një kamion që vine nga Kosova për në Shqipëri.

Valixhja e sekuestruar

Zëdhënësja e drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit Diana Deda, pohoi se, kamioni  me targë AA 090 IS, që drejtohej nga 43-vjecari Arben Prendi nga Lezha, hyri nga Kosova dhe iu nënshtrua kontrollit rutinor.

Droga e sekuestruar

Por nga kontrolli u konstatua se në kabinën e shoferit poshtë ulëses ndodhej një valixhe e dyshimtë. Pas kontrollit në të u gjet e fshehur një sasi prej 20 kilogram heroine.

Menjëherë u ndalua drejtuesi i kamionit, ndërsa kanë nisur hetimet intensive për të mësuar adresën  ku do të dërgohej heroina dhe personat që e prisnin atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura