Sekuestrohen 14 tonë amfetanimë që vinte nga Siria, njihet si “droga e xhihadistëve”

Jul 2, 2020 | 9:00
SHPËRNDAJE

Policia në Itali ka sekuestruar një dërgesë të madhe prej 14 tonë pilula amfetamina qe thuhet se ishin prodhuar nga ISIS ne Siri.

Lajmin e raporton CNN, duke dhene detaje per operacionin e zhvilluar. Oficerët gjurmuan tre kontejnerë të dyshuar në portin e Salerno në jug-perëndim të Italisë dhe gjetën 84 milion pilula me një vlerë tregu prej 1 miliardë euro (1.12 miliardë dollarë) brenda cilindrave të letrës për përdorim industrial, tha në një deklaratë të mërkurën policia financiare Guardia di Finanza.

Hetuesit thanë se kjo është ngarkesa më e madhe e drogës në botë për sa i përket vlerës dhe sasisë.

Komandanti Domenico Napolitano, kreu i policisë financiare për qytetin e Napolit, tha për CNN se droga ishte e fshehur mirë dhe skanuesit në port nuk i zbuluan ato.
“Ne përgjuam thirrjet telefonike dhe anëtarët, kështu që ne dinim se çfarë prisnim”- tha me tej ai.
Pilulat mbanin logon “Captagon”, qe konsiderohet ndryshe dhe si “droga e xhihadistëve”.
droga droga1 droga2
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura