Sekuestrimi i pasurisë së Ylli Ndroqit/ “Mund të vihet në rrezik serioz liria  e medias”- PD: Të bëhet transparencë për hetimin. Pretendimet për sulm politik, shqetësuese

Aug 3, 2020 | 20:26
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka reaguar pas sekuestrimit të pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, ndërsa kërkon një hetim transparent.

Ish-deputetja Albana Vokshi, thotë me një postim në facebook se PD mbështet çdo hetim, ndaj cilido, por apelon për transparencë pasi “mund të vihet në rrezik serioz liria e medias”.

vokshi pd

Vokshi i ka quajtur shqetësuese pretendimet e avokatit mbrojtës të Ndroqit për sulme politike, ndërsa thotë se këto deklarata duhet të shqyrtohen me seriozitet.

Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion  psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani.

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve“, thotë mes të tjerash Vokshi.

Postimi i plotë:

PD në mbështetje të stafit dhe gazetarëve të ORA NEËS, Vokshi: Transparencë për hetimin e pronarit të tv, Ylli Ndroqi.

Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi.

Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias.

Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz.

Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet.

Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora Neës, duke ushtruar presion  psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani.

 

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora Neës, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura