Sekuestrimi i blindit “BMW” të Lulzim Berishës, flet avokati: Jemi informuar nga media për urdhrin e SPAK, do ndjekim rrugët ligjore

Feb 20, 2020 | 16:51
SHPËRNDAJE

Pas firmosjes së urdhrit nga SPAK ku i kërkonte Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar miratimin e sekuestrimit të një mjeti të blinduar tip “BMW”, në pronësi të Lulzim Berishës ka reaguar avokati i këtij të fundit, Detar Hysi.

Lulzim Berisha

Lulzim Berisha

Hysi është shprehur se lidhur me urdhrin është njohur vetëm nga mediat dhe se çdo veprim do ta ndjekin në rrugë ligjore.

“Ende nuk jemi vënë në dijeni të vendimit të SPAK për të kërkuar sekuestro në Gjykatës. Për çdo veprim do të ndjekim rrugët ligjore. Kërkesën për sekuestro e mësova nëpërmjet medias, kemi dhënë shpjegimet tona pranë OFL-së”, tha ai në një prononcim për Report Tv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura