Sekuestrimi i arsenalit të armëve në Tiranë, arrestohet 62-vjeçari që kishte fshehur “Jet ski” dhe municion luftarak në garazh! Në kërkim i biri

Aug 18, 2022 | 20:26
SHPËRNDAJE

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin për sekutesrimin e arsenalit të armëve në Kodër Mëzez.

Në pranga është vënë një 62-vjeçar ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim djalin e tij E. Ç., 35 vjeç.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Arsenali”.

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Arrestohet në flagrancë 62-vjeçari që i mbante në garazh, shpallet në kërkim djali i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Kodër-Mëzes, në një magazinë, një shtetas mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Arsenali”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Ç., 62 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëethyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi E. Ç., 35 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Po punohet për kapjen e shtetasit E. Ç., si dhe për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura