“Sekuestrimi i 4 ton marijuane në serën afër kryeqytetit”, akuzat e opozitës: I përfshirë Vuçiç me vëllain e tij

Dec 9, 2019 | 17:49
SHPËRNDAJE

Një ndihmës i lartë i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar një hetim mbi shefin dhe vëllain e tij në përpjekje për t’i pastruar ata nga akuzat e opozitës. Opozita prej kohësh i ka akuzuar ata se ishin të lidhura me një fermë të paligjshme marijuane.

vucic

Akuzat e opozitës shkojnë për sekuestrimin e pothuajse 4 ton marijuanë të kultivuar në serë në një fermë organike afër kryeqytetit.

Policia arrestoi pronarin, i cili kishte kërkuar subvencione shtetërore për rritjen e kërpit jo psikoaktiv, por nuk ka prova të qarta, nëse ai mori mbështetje financiare. Opozitarët akuzuan Vuçiç dhe vëllain e tij për mbrojtjen e fermerit.

“Ka vetëm një të vërtetë”, tha Milos Vuceviç, nënkryetari i partisë së Vuçiç, para gazetarëve në Beograd, këtë të hënë, pas paraqitjes së një kërkese për prokurorët.

Qëllimi është të rrëzojmë “gënjeshtra dhe shpifje të keqija dhe të përcaktosh nëse ata që i bënë akuzat gënjejnë” tha ai.

“E gjithë çështja është të tregoni se kush gënjen. Thjesht duhet ta ndalosh atë dhe t’u tregosh njerëzve se çfarë lloj gënjeshtarësh janë këta njerëz”, i tha Vuçiç, një televizioni privat të dielën.

Partitë e opozitës thonë se ai ka përdorur padrejtësisht pozicionin e tij për të shfrytëzuar mediat shtetërore për të forcuar mesazhet e tij dhe për të margjinalizuar rivalët e tij.

marijuane

123456

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura